Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti një takim pune me përfaqësues të komunave dhe kompanive nga rajoni planifikues i Pellagonisë, në të cilin prezantoi iniciativën për angazhimin e tyre aktiv në mënyrë që të sigurojë mundësi të reja për investitorët e interesuar dhe të përshpejtojë procedurat për zbatimin e investime të reja.
Drejtori Pavleski kërkoi nga përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale që të rishikojnë planet e tyre dhe të identifikojnë lokacionet që mund t’u ofrohen investitorëve të interesuar për investime Greenfield.
Për më tepër, ai u bëri thirrje biznesmenëve që kanë ojekte të papërdorura t’i ofrojnë ato në Agjenci, e cila do t’ua ofrojë investitorëve të interesuar të cilët kërkojnë lokacione dhe mundësi për investime Brownfield.
Agjencia ofroi të veprojë si një lehtësuese e proceseve dhe bashkëveprimeve të komunave me institucionet e tjera shtetërore për të përshpejtuar marrjen e të gjitha miratimeve të nevojshme për investitorët.