Agjencia për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit u bë zyrtarisht anëtare e Asociacionit Botëror të Agjencive për Promovimin e Investimeve (WAIPA).
Me këtë rast, drejtori i Agjencisë, Gazmend Abdija, u takua me drejtorin ekzekutiv të WAIPA-s, Ismail Ersahin, ku në takim u bisedua për rëndësinë e krijimit të një ambienti të përshtatshëm për investitorët e huaj, uljen e barrierave dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të investimeve, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet agjencive për promovimin e investimeve dhe partneriteteve të mundshme.
Anëtarësimi në WAIPA ofron:




Qëllimi është të inkurajohet krijimi i një mjedis biznesi që do të rrisë besimin dhe interesin e investitorëve për të investuar në vend, gjë që në fund do të stimulojë rritjen ekonomike të vendit dhe do të inkurajojë inovacionin, duke e bërë Maqedoninë e Veriut një vend më konkurrues në ekonominë e përgjithshme globale.
Anëtarësimi në WAIPA pasqyron angazhimin tonë për të krijuar një mjedis më tërheqës dhe mikpritës për biznesin dhe investitorët nga e gjithë bota.