Një vit i suksesshëm për sektorin e TIK

Featured

Eksporti rritet për 10.7% në tregjet e huaja për shërbimet e TIK në vitin e kaluar pandemik, duke tejkaluar 241 milion euro.

Eksportet e shërbimeve informatike dhe kompjuterike shënojnë rritje gjatë viteve të fundit, gjë që nuk është penguar nga pandemia. Krahasuar me 5 vitet e mëparshme, eksporti është rritur për 61%. Por rritja është dukshëm më e lartë në pjesën e shërbimeve kompjuterike e cila në pesë vitet e fundit është rritur për 131%.

Të dhënat tregojnë se eksportet e industrisë së TIK vitin e kaluar arritën në 241.6 milion euro. Pjesa më e madhe e këtij eksporti, ose 215 milion euro, është për eksportet e shërbimeve kompjuterike, 16 milion euro për shërbimet e telekomunikacionit dhe 10.8 milion euro për shërbimet informatike. Tregjet më të mëdha të eksportit për kompanitë maqedonase të IT-së janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Serbia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest