PFR Investimeve

Pyetjet më frequente rreth investimeve

  1. 1
    Si të regjistroj një kompani?

    Një kompani mund të regjistrohet duke vizituar një sportel dhe duke iu drejtuar vetëm një punonjësi. Regjistrimi i ndërmarrjes bëhet në mënyrë elektronike përmes agjentëve të specializuar të kontabilitetit të vendosur në të gjithë vendin.

  2. 2
    Sa kohë duhet për të regjistruar një biznes?

    Regjistrimi i një biznesi zgjat vetëm 2 orë. Për dokumente shtesë, formularë dhe informacione vizitoni faqen e internetit www.crm.com.mk.

  3. 3
    Sa kushton një regjistrim i ndërmarrjes?

    Regjistrimi i një ndërmarrjeje me përgjegjësi të kufizuar përmes një agjenti të specializuar është plotësisht falas. Ju mund të keni kosto minimale shtesë për përkthimet gjyqësore dhe noterizimin e dokumenteve të nevojshme (rreth 3 - 5 € për faqe).

  4. 4
    Cilat janë llojet më të zakonshme të ndërmarrjeve të regjistruara nga të huajt në Maqedoninë Veriore?
    • Kompanitë me përgjegjësi të kufizuar,
    • Shoqëritë aksionare,
    • Përfaqësime.
  5. 5
    Cili është kapitali minimal për regjistrimin e një kompanie në Maqedoninë Veriore?

    Shuma minimale prej 5000 euro për një kompani me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar si një investim i huaj direkt. Kapitali minimal për një kompani me përgjegjësi të kufizuar në vlerë prej 5,000 € mund të shprehet në para ose pajisje.

  6. 6
    Si të hapni një llogari bankare në Maqedoninë e Veriut?

    Për të hapur një llogari bankare në një bankë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ju duhen dokumentet e mëposhtme:

    • Kërkesë për hapjen e llogarisë,
    • Certifikata nga regjistri i ndërmarrjes,
    • Paraqitja e numrit të taksës dhe
    • Nënshkrimi nga menaxheri i kompanisë i noterizuar.
  7. 7
    Në cilat raste më duhen leje shtesë të punës në Maqedoninë e Veriut?

    Për punën në fusha të caktuara, të tilla si: produktet farmaceutike,puna në bankë, sigurime dhe veprimtari arsimore, procesi i regjistrimit të ndërmarrjes shoqërohet me një proces licencimi nga autoritetet përkatëse.

  8. 8
    Cila është politika e qeverisë në lidhje me kompanitë e huaja që udhëheqin një biznes në Maqedoninë e Veriut?

    Kushtetuta dhe Ligji për Shoqatat Tregtare garantojnë trajtim të barabartë të subjekteve vendase dhe të huaja.

  9. 9
    Cili ligj rregullon regjistrimin e ndërmarrjes?

    Ligji për Shoqatat Tregtare, plotësisht i harmonizuar me direktivat e BE-së, rregullon formimin dhe organizimin e një kompanie.

  10. 10
    Si mund të na ndihmoni me shërbimet tuaja në zgjerimin tonë, riinvestimin dhe zhvillimin e kapaciteteve tona?

    Regjistroni ndërmarrjen tuaj në Bazën e të dhënave të investitorëve të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut

    Për pyetje konkrete që lidhet ekskluzivisht me kompaninë tuaj, kontaktoni Departamentin për kujdesin ndaj klientëve – investitorë, përmes postës elektronike dhe në afat prej 24 orëve, ekipi është i detyruar t'ju japë një përgjigje.

    Emaili i kontaktit: aftercare@invest.gov.mk

  11. 11
    Si mund të na ndihmoni në negociatat me autoritetet lokale, organet e administratës shtetërore dhe institucionet publike?

    Departamenti për kujdesin ndaj klientëve - investitorë ka krijuar një komunikim cilësor dhe në kohë, me të gjitha institucionet përkatëse shtetërore që janë në interes për ju. Për informata më të hollësishme na kontaktoni direkt ose përmes postës elektronike aftercare@invest.gov.mk

  12. 12
    Si mund të na mbështesni në fushën e burimeve njerëzore?

    Departamenti për kujdesin ndaj klientëve - investitorë ka krijuar një komunikim cilësor me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ne mund t'ju sigurojmë kontakte të dobishme sipas kërkesës tuaj.

  13. 13
    Si mund të na ndihmoni të promovojmë bashkëpunimin midis investitorëve dhe shkollave të mesme, kolegjeve profesionale dhe universiteteve?

    Ne ndihmojmë në procesin e organizimit të një takimi me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve përkatëse dhe organizojmë ngjarje sociale për takime B2B, tryeza të rrumbullakëta dhe punëtori të specializuara me palët e interesuara.

  14. 14
    Si mund të na ndihmoni në procesin e marrjes / zgjatjes së lejes së qëndrimit dhe punës?

    Pasi aplikimi juaj për marjen e lejes së kërkuara të jetë dorëzuar siç duhet në përputhje me procedurat ligjore në institucionin / institucionet përkatëse, duke përcjellë numrin e aplikimit, ne fillojmë të sigurojmë mbështetje në procesin e marrjes së vizës ose lejes së punës duke monitoruar me kohë dhe çdo ditë procedurën.

  15. 15
    Si mund të na ndihmoni të gjejmë një vendndodhje të mirë?

    Ne ju sigurojmë qasje deri te informacionet që dispozicion Agjencia dhe në të njëjtën kohë ndihmojmë në kërkimin e portalit Brownfield.

  16. 16
    A mund të na ndihmoni me ndonjë lloj mbështetje financiare?

    Çdo kompani e regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut që plotëson kushtet dhe kriteret e Ligjit për Mbështetje Financiare mund të jetë përfituese e mbështetjes financiare. Të gjitha informacionet e nevojshme mund të gjenden në faqen e internetit të Agjencisë në pjesën për Mbështetjen Financiare të Investimeve.

  17. 17
    Si mund të na ndihmoni të gjejmë një furnizues lokal?

    Duke u regjistruar në portalin tonë të internetit, portal zyrtar maqedonas për furnizuesit, ju aktualisht keni qasje deri te furnizuesit vendas, informacionet e kontaktit, ofertat dhe shërbimet e tyre aktuale. Në të njëjtën kohë, ju mund të postoni kërkesat dhe nevojat tuaja aktuale.