Promovimi i potencialit të biznesit dhe eksportit maqedonas në Bukuresht

bukurest-1

Diplomacia sportive: Promovimi i diplomacisë publike, bashkëpunimit tregtar  dhe ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë

Sot në Odën Ekonomike të Bukureshtit, në ditën e parë të ngjarjes dhe para “hapjes” së “Javës së produkteve maqedonase”, drejtori i Agjencisë, Dejan Pavleski, prezantoi klimën e biznesit maqedonas dhe potencialet e eksportit tek biznesmenët rumunë.

Biznesmenët e pranishëm u njohën me klimën e biznesit, përfitimet në dispozicion të investitorëve, mbështetjen për eksport, si dhe kushtet për bashkëpunim tregtar.

Marrëdhëniet e mira tradicionale  dhe marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe popujve duhet të jenë një nxitje për të rritur tregtinë e përgjithshme, për të krijuar mundësi për  investime të ndërsjella dhe bashkëpunim të kompanive për t’u përfshirë në zinxhirët e vlerave të tyre,” tha Pavleski në fund të fjalimit të tij.

Pas prezantimeve të biznesit, Kryetari i Odës Ekonomike  të Bukureshtit Luliu Stocklosa, në prani të Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministrit të Bujqësisë Arianit Hoxha, si dhe biznesmenëve nga të dy vendet, hapën “Javën e produkteve maqedonase” . Disa kompani maqedonase janë të pranishme me stenda me markat e tyre nga industria e ushqimit, qumështit, ëmbëlsirave dhe verës. Produktet do të jenë në dispozicion për provë për vizitorët e interesuar në ngjarjen e cila do të zgjasë deri më 18 qershor.

Ngjarjet organizohen brenda kornizës së “diplomacisë sportive” dhe pjesëmarrjes së ekipit tonë kombëtar në Kampionatin  Evropian të futbollit, me iniciativë të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadorit të Maqedonisë në Bukuresht Gabriel Atanasovski dhe Odës Ekonomike të Bukureshtit.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest