Kompetencat themelore të Agjencisë:
- Zhvillimi në baza vjetore, përditësimi dhe zbatimi i praktikave më të mira të strategjive të nxitjes së investimeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte;
- Zhvillimi në baza vjetore, përditësimi dhe zbatimi i praktikave më të mira të strategjive të nxitjes së eksporteve;
- Zhvillimi i aftësive të nevojshme për zhvillimin dhe zbatimin efektiv të strategjisë së investimeve dhe promovimit të eksportit për të përmbushur dhe tejkaluar pritjet e investitorit të huaj duke e dalluar Republikën e Maqedonisë së Veriut nga vendet e tjera konkurruese duke ofruar shërbime shumë profesionale për investitorët, në procesin e para- investime, investime dhe riinvestime dhe shërbime shumë profesionale në lidhje me promovimin e eksportit;
- Inkorporimi i një strategjie për identifikimin, në kuadër të strategjisë së investimeve dhe promovimit të eksportit, të atyre sektorëve që përfaqësojnë perspektivat më të mira për maksimizimin e fitimit ekonomik neto për Maqedoninë e Veriut;
- Ofrimi i shërbimeve për investitorët dhe eksportuesit;
Përcaktimi dhe mbështetja e mesazheve kryesore të marketingut që synojnë përmirësimin e imazhit të RMV-së si një vend tërheqës për investime dhe gjenerimin e mundësive për investime; - Prezantimi profesional i përfitimeve specifike sektoriale dhe operacionale që RMV ofron për investitorët dhe eksportuesit, në median elektronike dhe të shkruar;
- Zhvillimi dhe zbatimi i performancave promovuese inovative dhe më aktive në tregjet e synuara;
- Krijimi i një partneriteti efektiv midis sektorit publik dhe privat për promovimin e gjerë të RMV-së dhe zhvillimi i një baze të dhënash të kompanive të synuara dhe sistemeve të monitorimit për të ndihmuar në identifikimin dhe sigurimin e investimeve;
- Zhvillimi dhe zbatimi i një plani veprimi për përdorimin e plotë të internetit dhe teknologjisë së informacionit si mjete marketingu dhe kërkimi;
- Promovimi i rajoneve të RMV dhe shfrytëzimi i çdo mundësie për të inkurajuar investitorët e huaj që të përdorin produktet dhe shërbimet nga ndërmarrjet maqedonase;
- Kryerja e një analize të kushteve për investime dhe eksport dhe propozimi i ndryshimeve në rregulloren ligjore në drejtim të përmirësimit të klimës për investime dhe eksport;
- Ekzaminimi dhe inkurajimi i iniciativave zhvillimore si stimulimi i rritjes së investimeve Greenfield dhe zonave të zhvillimit industrial teknologjik, me qëllim rritjen e konkurrencës së RMV-së si vend investimi;
- Ofrimi i shërbimeve të informacionit për eksportuesit e RMV në lidhje me tregtinë e jashtme, procedurat e eksportit, doganat, taksat dhe legjislacionin, si dhe asistencë në sigurimin e të gjitha licencave dhe lejeve administrative;
- Sigurimi i informacionit për aksesin në tregjet ndërkombëtare për të lehtësuar eksportuesit në gjetjen e partnerëve të huaj të biznesit;
- Kryerja e aktiviteteve për promovimin e eksporteve në vend dhe jashtë vendit dhe lidhja e eksportuesve maqedonas me blerësit e huaj;
- Ofrimi i shërbimeve informative për kompanitë e huaja për potencialin eksportues të RMV;
- Organizimi, pjesëmarrja dhe mbështetja e panaireve ndërkombëtare, seminareve dhe ngjarjeve afariste të eksportuesve maqedonas;
- Kryerja e hulumtimeve të marketingut për akses në tregjet e huaja, si dhe kërkime të fokusuara në sektorë dhe tregje specifike të shteteve dhe rajoneve;
- Përgatitja, promovimi dhe prezantimi i potencialit eksportues të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit;
- Mbështetje logjistike e misioneve dhe delegacioneve tregtare brenda dhe jashtë vendit
- Sigurimi i shkëmbimit të informatave ndërmjet ambasadave, përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe subjekteve afariste, për shqyrtimin e tregut dhe legjislacionit;
- Prezantimi i mundësive të potencialit turistik të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit me qëllim të nxitjes së investimeve në turizëm dhe
- Bën edhe gjëra të tjera në përputhje me ligjin.