Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit mbajti një takim pune me temë “Markimi i ndërmarrjeve të tekstilit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Në takimet u diskutua për rrjedhën e aktiviteteve investuese dhe planet për rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, si dhe përparimin e bashkëpunimit që synon lidhjen e investitorëve ekzistues me kompanitë vendase.
Në takim morën pjesë kompanitë e tekstilit, anëtarë të grupit të tekstilit të cilët tashmë kanë ndërmarrë aktivitete për zhvillimin e markës së tyre të cilët dhanë propozimet dhe sfidat e tyre për sektorin, si dhe mënyrën se si Agjencia mund të përfshihet në arritjen e qëllimeve të tilla, me qëllimin e përbashkët për rritjen e eksportit.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve se si të shtohet vlera e re në industrinë e tekstilit dhe si të pushtohen tregje të reja.
Një nga konkluzionet kryesore të takimit të punës ishte se rritja e vlerës mund të bëhet vetëm duke vendosur markat e veta, duke kapërcyer sfidat logjistike, duke prokuruar pajisje moderne dhe me një paraqitje të organizuar në tregjet e huaja.
Edhe në të ardhmen, Agjencia do të inicojë takime të këtij lloji dhe do të mbështesë ide që do të nënkuptojnë vlerë të re të shtuar për kompanitë.