Mirë se vini në Invest North Macedonia
Të dashur investitorë,
Ju faleminderit që gjetët kohë për të marrë në shqyrtim Maqedoninë e Veriut si destinacionin e tuaj afarist, Invest North Macedonia është agjenci zyrtare Qeveritare për investime dhe promovim të eksportit e cila është përgjegjëse për tërheqjen e investimeve të huaja dhe mbështetjen e promovimit të eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Misioni ynë është të inkurajojmë dhe mbështesim investimet e reja të huaja direkte në vend, të krijojmë dhe të forcojmë bashkëpunimin afarist me furnizuesit vendorë dhe të promovojmë potencialin e eksportit të kompanive vendore në tregjet e huaja.
Ne ofrojmë strukturë dinamike të gatshme për t’ju udhëhequr gjatë gjithë proçesit të vendimmarrjes duke ofruar shërbim profesional dhe në kohë. Për të përmbushur nevojat e investitorëve potencial , ne ofrojmë informacione të përgjithshme të lidhura me industrinë, rregullojmë itinerare të përshtatshme për vizitat afariste të kompanive në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet qeveritare për të mundësuar aktivitete të shpejta fillestare.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për rritjen dhe zhvillimin ekonomik në vend. Për këtë arsye janë krijuar masa për të mbështetur ekonominë, qëllimi kryesor i së cilës është stimulimi i investimeve, zhvillimit teknologjik dhe rritja e konkurences te kompanive Vendore. Ligji për Ndihmën Financiare për Investime i rregullon llojet, shumën, kushtet, mënyrën dhe proçedurën e dhënies së mbështetjes financiare të investimeve dhe subjekteve afariste të cilat do të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëse biznesi kërkon gjetjen e partnerëve të përshtatshëm lokal, ne do t’ju udhëzojmë gjatë proçesit dhe sigurojmë se do të zhvillohet një dialog i hapur hulumtues. Për përkujdesje të mëtejme ekipi ynë do t’ju sigurojë ndihmë duke ndërmjetësuar në emrin tuaj me autoritetet lokale dhe Qeverinë për të mbështetur planet tuaja të zgjerimit ose riinvestimit të biznesit tuaj, të sigurojë ndihmë në marrjen e lejeve te posatshme dhe do të jetë në dispozicionin tuaj për të siguruar suksesin e vazhdueshëm të ndërmarrjes suaj afariste në Maqedoninë e Veriut.
Ju lutemi kontaktoni me ekipin tonë për të planifikuar dhe koordinuar vizitën tuaj. Përmbushja e kërkesave tuaja afariste është qëllimi ynë kryesor!
Përshëndetje të përzemërta,
Refik Xhemaili, Drejtor