Kërkesa për dhënien e mbështetjes financiare për investime për projekte investuese jashtë zonave zhvillimore teknologjiko-industriale dhe zonave industriale të menaxhuara nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike i dorëzohet Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit.
Përfitues të mbështetjes financiare për investime mund të jenë subjektet afariste që:
- Kane një investim fillestar produktiv
- Kane arritur rritje të të hyrave totale nga operacionet në vitin e fundit në krahasim me mesataren e 3 viteve të mëparshme ose për një periudhë më të shkurtër nëse subjekti afarist është regjistruar dhe ka filluar të operojë në një periudhë më të shkurtër se 4 vjet dhe
- Numri mesatar i të punësuarve në vitin e fundit krahasuar me mesataren e tre viteve të mëparshme nuk është zvogëluar për më shumë se 5% ose për një periudhë më të shkurtër nëse subjekti afarist është regjistruar dhe ka filluar aktivitetin e tij në një periudhë më të shkurtër se 4 vjet.
Afati i aplikimit: 31 maj 2023
Më shumë informacion në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/3Lcd7fm