Panel diskutim mbi “Perspektivat e Investimeve të Huaja Direkte në Maqedoninë e Veriut”
Bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit, zhvillimi ekonomik, investimet e huaja, infrastruktura, energjia, turizmi, zhvillimi i qëndrueshëm ishin temat e diskutuara në Forumin Ekonomik – Shkup.
Forumi, organizuar nga Forumi Ekonomik Delfi së bashku me Shoqatën Greke të Biznesit të Maqedonisë së Veriut, u hap nga kryeministri i RSM Zoran Zaev. Ndërsa ambasadorët, ministrat, zyrtarët qeveritarë, biznesmenë të shquar nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni morën pjesë në disa panel debate.
Dejan Pavleski, drejtor i Invest North Macedonia së bashku me presidentin Athanasios Savvaki nga Federata e Industrive të Greqisë, Maja Filipceva nga Oda e Tregtisë Amerikane , Ary Naim menaxher rajonal, Central & SE Europe, International Finance Corp morën pjesë në panel diskutimi me titull “Perspektivat e investimeve të huaja direkte në Maqedoninë e Veriut”.
“Inventiviteti dhe inovacioni i japin një shtysë të re zhvillimit dhe janë thelbësore për tejkalimin e krizave. Në këtë kuptim, me ndryshimet e fundit në ligjin për mbështetjen e investimeve, ne stimulojmë dhe ndihmojmë zhvillimin e aktiviteteve R&D me 50% të kostove totale “- tha Pavleski, duke folur për mbështetjen e investimeve dhe stimulimeve, ndërsa theksoi potencialin e R&D. .