Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Dejan Pavleski është për një vizitë dy-ditore në Stamboll, Turqi ku do të ketë takime pune me disa kompani turke që tashmë kanë shfaqur interes për të investuar një pjesë të kapitalit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sot dhe nesër drejtori Pavleski do të ketë një takim biznesi me përfaqësues të kompanive nga industria e automobilave, mjekësisë dhe HVAK dhe do t’u prezantojë ekipeve menaxhuese kushtet dhe mundësitë për të bërë biznes në vend, përparësitë dhe legjislacionin në lidhje me punën e investitorëve të huaj. Do të prezantohen kushtet dhe përfitimet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut u ofron investitorëve të huaj, duke e bërë Republikën e Maqedonisë së Veriut konkurruese me vendet fqinje.