Agjencia për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit mori pjesë me stendë në aktivitetin dyditor të biznesit Suppliers Balkan Expo – SUBEX

1
Agjencia për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit mori pjesë me stendë në aktivitetin dyditor të biznesit Suppliers Balkan Expo – SUBEX organizuar nga AHK Nordmazedonien i cili u mbajt më 25 dhe 26 tetor.
Në stendin e Invest North Macedonia u prezantuan produkte nga tre kompani maqedonase nga industria ushqimore dhe kimike, ndërsa kompanitë e interesuara – pjesëmarrëse të manifestimit nga vendi dhe jashtë vendit u prezantuan potencialet investuese dhe eksportuese të Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i këtij eveniment biznesi është të lidhë kompanitë furnizuese vendase nga industria e metalit, elektrike, IT, tekstilit, drurit dhe ushqimit nga Maqedonia e Veriut me kompanitë blerëse nga Gjermania, Rumania, Shqipëria, Kosova, Serbia, Belgjika dhe Austria.
Në kuadër të eventit u mbajtën 7 panel diskutime, më shumë se 250 takime B2B, panair për kompanitë ekspozuese dhe panair për zhvillimin e karrierës dhe punësimit.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest