Mirë se vini në Invest North Macedonia
Invest North Macedonia e themeluar në vitin 2005 është аgjenci zyrtare qeveritare për investime te huaja dhe promovimin e eksportit , gjithashtu përgjegjëse për tërheqjen e investimeve të huaja dhe mbështetjen e eksportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Misioni ynë është të inkurajojmë dhe mbështesim investime të reja , të huaja dhe direkte në vend, të vendosim dhe forcojmë bashkëpunimin e biznesit me furnizuesit vendas dhe të promovojmë potencialin e eksportit të kompanive vendase në tregjet e huaja.
Si një institucion i angazhuar për ta bërë këtë proces sa më të dobishëm dhe të lehtë, jemi në dispozicion për t’ju udhëhequr gjatë fazës fillestare të kërkimit duke organizuar një plan të përshtatshëm të udhëtimeve dhe takimeve te bërbashkëta për të vizituar Maqedoninë e Veriut, duke kulminuar në një vlerësim objektiv të suksesit të mundshëm të bazuar në projektin tuaj në Maqedoninë e Veriut krahasuar me vendet fqinje dhe bazuar në klimën aktuale të biznesit. Nëse biznesi juaj po kërkon partnerë të përshtatshëm lokalë, ne do t’ju ndihmojmë përmes këtij procesi duke siguruar fillimin e një dialogu të hapur kërkimor.
Departamenti ynë përkujdeset ndaj investitorëve që t’ju sigurojë ndihmë duke ndërmjetësuar në emrin tuaj me autoritetet lokale dhe Qeverinë, do të mbështesë nevojat tuaja të zgjerimit ose riinvestimit, do të ndihmojë në marrjen e lejeve të nevojshme dhe do të jetë në dispozicion për ju gjatë gjithë kohës për të siguruar suksesin e vazhdueshëm të biznesit tuaj në Maqedoninë e Veriut.
Invest North Macedonia kupton nevojat e vazhdueshme të biznesit që ndryshojnë deri sa biznesi rritet dhe për atë qëllim ne premtojmë bashkëpunim të ngushtë me ju për të lehtësuar atë rritje në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin në vend. Për atë qëllim janë krijuar masa për të mbështetur ekonominë qëllimi kryesor i së cilës është të stimulojë investime, zhvillim teknologjik dhe të rrisë konkurrencën e ndërmarrjeve maqedonase.
Përmbushja e kërkesave të juaja të biznesit është qëllimi ynë kryesor!