Agjencia për investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit me pavijonin kombëtar në Hannover Messe

Hannover-Messe-2019-resim-356

Dhjetë ndërmarrje maqedonase, bashkë-ekspozuese të pavijonit kombëtar “Invest North Macedonia” janë paraqitur në edicionin dixhital të këtij viti të Hanover Messe.

Nën moton “E gjithë bota e teknologjisë po vjen në Hanover”, panairi kryesor botëror i teknologjisë, për shkak të situatës së shkaktuar nga virusi korona, po mbahet në formë dixhitale nga 12 deri më 16 Prill.

Në panair, kompanitë kanë mundësinë të caktojnë takime online, të marrin pjesë në takime B2B, të lidhen me kontakte, të ndajnë prezantime dixhitale, transmetim të drejtpërdrejtë dhe të marrin pjesë në forume për tema të ndryshme në fushën e teknologjisë. Edicioni dixhital i panairit është i organizuar në një mënyrë të tillë që secila kompani – ekspozues ka profilin e vet ku ata do të ndajnë informacione për kompaninë, fotot e produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë dhe video prezantime.

Agjencia përmes programit për mbështetje të eksportit mbështet kompanitë në aktivitetet e tyre për të rritur eksportet dhe për të pushtuar tregje të reja, dhe Hannover Messe është një nga panairet ku Invest North Macedonia është e pranishme. Këtë vit, brenda pavijonit kombëtar të ekspozuesve janë kompanitë e mëposhtme maqedonase:

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest