Përmes markës deri te vlera e re e shtuar në industrinë e tekstilit

Branding

Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit mbajti një takim pune me temë “Markimi i ndërmarrjeve të tekstilit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Në takimet u diskutua për  rrjedhën e aktiviteteve investuese dhe planet për rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, si dhe përparimin e bashkëpunimit që synon lidhjen e investitorëve ekzistues me kompanitë vendase.

Në takim morën pjesë kompanitë e tekstilit, anëtarë të grupit të tekstilit të cilët tashmë kanë ndërmarrë aktivitete për zhvillimin e markës së tyre të cilët dhanë propozimet dhe sfidat e tyre për sektorin, si dhe mënyrën se si Agjencia mund të përfshihet në arritjen e qëllimeve të tilla, me qëllimin e përbashkët për rritjen e eksportit.

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve se si të shtohet vlera e re në industrinë e tekstilit dhe si të pushtohen tregje të reja.

Një nga konkluzionet kryesore të takimit të punës ishte se rritja e vlerës mund të bëhet vetëm duke vendosur markat e veta, duke kapërcyer sfidat logjistike, duke prokuruar  pajisje moderne dhe me një paraqitje të organizuar në tregjet e huaja.

Edhe në të ardhmen, Agjencia do të inicojë takime të këtij lloji dhe do të mbështesë ide që do të nënkuptojnë vlerë të re të shtuar për kompanitë.

 

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest