Potencialet për bashkëpunim ndërmjet kompanive italiane dhe maqedonase: Vizitë në kompani nga agrobiznesi dhe industria e përpunimit ushqimor në Caserta

slika1
Gjatë vizitës së tij në Itali, drejtori i Agjencisë, Refik Xhemaili vizitoi dy kompani nga sektori i agrobiznesit dhe sektori i përpunimit të ushqimit, me vendndodhje në Kazerta, dhe prezantoi potencialet dhe mundësitë e Maqedonisë së Veriut.
Një kompani, e cila tashmë prej një muaji është e pranishme me produktet e saj në tregun e Maqedonisë së Veriut, ka mundësi të rrisë prezencën e saj në vendin tonë.
Kompania e dytë nga sektori i agrobiznesit ka potencial për t’u lidhur me kompanitë maqedonase dhe për të vendosur bashkëpunim afarist.
Vizita u mbështet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Oda Ekonomike Italiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut (Camera di Commercio Italiana per la Repubblica di Macedonia del Nord).
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest