Invest North Macedonia dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih organizojnë një forum të suksesshëm biznesi “Klima e biznesit dhe mundësitë e investimeve në Maqedoninë e Veriut”
Evinementi tërhoqi kompani nga sektori i TIK-ut, industria e automobilave dhe industria e agrobiznesit në Gjermani, si dhe diplomatë dhe mysafirë të tjerë të shquar. Para të pranishmëve iu drejtuan konsullja e përgjithshme Juliana Nikolova dhe këshilltari ekonomik Abdilxhemil Saiti, të cilët theksuan lidhjet e forta ekonomike dhe mundësitë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Para fillimit zyrtar të forumit, drejtori i Agjencisë, Refik Xhemaili, përshëndeti dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Konsullatën e Përgjithshme dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me investitorët gjermanë. Më pas u bë një prezantim i detajuar i masave të qeverisë për mbështetjen e investimeve dhe mundësive të reja ekonomike për kompanitë gjermane.
Në seancën e pyetjeve dhe përgjigjeve, kompanitë gjermane shprehën kënaqësinë për prezantimin dhe mundësinë që të njihen drejtpërdrejt me mundësitë investuese që ofron Maqedonia e Veriut.