Forum i suksesshëm biznesi në Caserta: Maqedonia e Veriut thellon lidhjet ekonomike me Italinë

slika 1
23/09/2024 – Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit, në bashkëpunim me CACIM – Camera di Commercio Italiana per la Repubblica di Macedonia del Nord, dhe me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore organizuan me sukses një forum biznesi në Caserta. Veprimtaria tërhoqi përfaqësues nga industri të shumta nga sektori i agrobiznesit dhe përpunimit të ushqimit, industria e metaleve, elektronikës, industria e drurit dhe sektori financiar.
Forumi u hap nga kryetari i Odës Ekonomike Italo-Maqedonase, Enrico Petrella, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe interesin e kompanive italiane për zgjerimin e bizneseve të tyre në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Agjencisë, Refik Xhemaili, në fjalën e tij tha: “Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë bazohen në respektin dhe bashkëpunimin reciprok. Italia është partneri ynë afatgjatë dhe ne besojmë se Maqedonia e Veriut mund të jetë një rrugë kyçe për kompanitë italiane që duan të zgjerojnë aktivitetet e tyre në Ballkan dhe më gjerë.”
Në forum, Agjencia prezantoi informacion të detajuar për avantazhet strategjike të Maqedonisë së Veriut, klimën e favorshme të biznesit, potencialin për rritje dhe zhvillim në industritë kryesore, si dhe politikat e qëndrueshme makroekonomike të vendit.
Në kuadër të forumit, fjalën e tyre e mbajtën kryetari i bashkisë së Kazertës, Giorgio Maglioca, si dhe të ftuar të nderuar nga jeta politike dhe shoqërore e Kazertës, si dhe kryetarë të disa dhomave italiane të tregtisë. Në fjalimet e tyre të veçanta, ata theksuan stabilitetin politik të Maqedonisë së Veriut, politikat e orientuara drejt biznesit të Qeverisë, marrëveshjet e nënshkruara tregtare, si dhe partnerët rajonalë si faktorë kyç për investime.
Në Forum u theksua gjithashtu interesi i konsiderueshëm për investime në bujqësi, përpunimi i ushqimit dhe sektori financiar. Ky është vetëm fillimi i nismave dhe projekteve të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest