Në periudhën 24–28 nëntor, Invest North Macedonia realizoi me sukses një mision të targetuar promovues investimesh në Vjenë, Republika e Austrisë, me mbështetjen e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC). Qëllimi i misionit ishte avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Austrinë dhe promovimi i mundësive investuese të Maqedonisë së Veriut para aktorëve kyç institucionalë dhe të biznesit.

Gjatë javës u zhvillua një seri takimesh të nivelit të lartë institucional dhe takime të fokusuara biznesore, të orientuara drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimit të praktikave më të mira në promovimin e investimeve dhe identifikimit të mundësive të reja investuese.

Takime kyçe institucionale
- ABA – INVEST in AUSTRIA
Në këtë takim u shqyrtuan trendet aktuale të investimeve në Austri, u shkëmbyen praktikat më të mira në fushën e promovimit të investimeve dhe u dakordësuan mundësi për aktivitete të përbashkëta promovuese në të ardhmen,të fokusuara tek kompanitë austriake të interesuara për rajonin e Ballkanit Perëndimor. - Oda Ekonomike e Austrisë (WKO)
Diskutimet u fokusuan në mënyra konkrete për avancimin e bashkëpunimit bilateral të biznesit, përmirësimin e qasjes në informata dhe lehtësimin e kontakteve direkte të kompanive austriakeme mundësitë investuese në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në sektorët prioritarë. - Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vjenë
U koordinuan aktivitetet e ardhshme në fushën e diplomacisë ekonomike dhe promovimit të investimeve, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të mbështetjes institucionale për investitorët. Ambasada do të ketë rol aktiv në harmonizimin e iniciativave të ardhshme dhe në përfshirjen strategjike të institucioneve austriake. - Klubi i Biznesit Maqedono–Austriak
Përfaqësuesit e klubit ndanë informata relevante mbi interesat e investitorëve austriakë, projektet dypalëshe ekzistuese dhe mundësitë sektoriale. U theksua veçanërisht roli i komunitetit maqedonas dhe i diasporës në Vjenësi një urë e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit të biznesit.

Takime biznesore dhe promovimi i investimeve
Paralelisht, Invest North Macedonia zhvilloi takime të synuara biznesore me kompani austriake nga sektorët agrobiznesi, industria ushqimore dhe metalurgjia. Gjatë takimeve u prezantuan avantazhet konkurruese të Maqedonisë së Veriut, përfshirë lokacionin strategjik, fuqinë punëtore të kualifikuar, qasjen në tregjet rajonale dhe të BE-së, si dhe masat e përshtatura shtetërore për mbështetjen e investimeve. Diskutimet u orientuan drejt identifikimit të projekteve konkrete investuese dhe përcaktimit të hapave të ardhshëm për realizimin e tyre.




Realizimi i këtij misioni promovues edhe një herë konfirmoi interesimin e kompanive austriake për rajonin dhe e pozicionoi më tej Maqedoninë e Veriut si një destinacion të sigurt, konkurrues dhe atraktiv për investime, duke vendosur bazën për bashkëpunim të mëtejshëm dhe investime të reja.
