Drejtori i Invest North Macedonia, Refik Xhemaili, mori pjesë në Konferencën e Bashkëpunimit Rajonal, organizuar në kuadër të Panairit të 30-të Ndërkombëtar në Tiranë, më 6 nëntor 2024.
Në panelin me titull “Tregtia Ndërkufitare: Mundësitë dhe Sfidat në Ballkan”, ai theksoi:
- Rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar për zhvillimin e përbashkët ekonomik në rajon.
- Pozicionimi i Ballkanit si një urë tregtare strategjike midis Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme.
- Përfitimet e anëtarësimit në CEFTA, duke përfshirë rritjen e aksesit në tregjet rajonale, uljen e tarifave dhe përafrimin me standardet e BE-së.
Në fjalimin e tij, drejtori Xhemaili tregoi sfidat kryesore, si dhe zgjidhjet e mundshme për nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar, përmes:
- Transformimit dixhital për tregti më efikase dhe të thjeshtuar
- Logjistika e gjelbër për transport të qëndrueshëm
- Vazhdimi i investimeve në infrastrukturë për lidhje më të mirë rajonale.
Në pjesën e fundit të prezantimit të tij, drejtori bëri thirrje për zgjerimin e bashkëpunimit, duke theksuar se integrimi dhe partneritetet janë kyçe për zhbllokimin e potencialit ekonomik të Ballkanit. Me bashkëpunim të fortë rajonal, Ballkani mund të bëhet një qendër e suksesshme për tregti dhe investime, me përfitime për të gjithë rajonin.
Ai shprehu besimin se përmes përpjekjeve dhe angazhimeve strategjike, Ballkani do të pozicionohet si një rajon tregtar dinamik dhe i begatë, me ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale.
Konferenca ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar sinergji për përparimin ekonomik, duke e pozicionuar Ballkanin si një rajon mundësish!