Misioni dhe Vizioni

Një agjenci dinamike që punon krah për krah me investitorët

         Invest North Macedonia është themeluar në vitin 2005 si një аgjenci qeveritare me një mision për të tërhequr investime të huaja, promovimin e eksportit, mbështetjen e investitorëve, krijimin dhe forcimin e bashkëpunimit të biznesit midis investitorëve të huaj në vend dhe furnizuesve vendas. Kur një investitor potencial dëshiron të eksplorojë mundësitë në vendin tonë, ne do të përgatisim një program të veçantë për t’i treguar investitorit se çfarë mund të ofrojë vendi ynë. Puna jonë me investitorët fillon nga faza para investimit, gjatë realizimit të investimit dhe më vonë përmes mbështetjes së investitorëve ekzistues për zgjerimin e biznesit të tyre dhe realizimin e projekteve të reja investuese. Ne drejtojmë procesin për secilin investitor në mënyrë që të plotësojmë të gjitha nevojat e investitorëve tanë dhe të sigurojmë që të gjitha projektet e IHD-ve të jenë të suksesshme.

        Ekipi ynë kujdeset që investitorëve t’ju sigurojë ndihmë ndërmjetësuese në emër të investitorit me autoritetet lokale dhe qeverinë për të mbështetur planet e investimeve për zgjerimin ose riinvestimin, mbështetje në marrjen e lejeve të nevojshme dhe do të jetë në dispozicion për suksesin e vazhdueshëm të biznesit tuaj në vend. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për rritjen ekonomike dhe zhvillimin në vend. Për atë qëllim, janë krijuar masa për të mbështetur ekonominë, qëllimi kryesor i së cilës është të stimulojë investime, zhvillim teknologjik dhe të rrisë konkurrencën e ndërmarrjeve në vend, dhe  për Mbështetjen Financiare të Investimeve që rregullon: llojet, shumën, kushtet, mënyrën dhe procedurën për dhënien e mbështetjes financiare të investimeve, subjekteve të biznesit që do të investojnë në vend.

Misioni

Të inkurajojmë dhe mbështesim investimet e reja, të huaja dhe  direkte në vend, të vendosim dhe forcojmë bashkëpunimin e biznesit me furnizuesit vendas dhe të promovojmë potencialin e eksportit të kompanive vendase në tregjet e huaja.

Vizioni

Invest North Macedonia si institucion kyç për tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është kontakti kryesor për sa i përket ofrimit të shërbimeve profesionale dhe me efikasitet të lartë.