Invest North Macedonia në Hallall Expo Sarajevë 2025

509263689_745346751393926_6591363883564421787_n
Panairi ndërkombëtar Hallall Expo Sarajevë 2025 u hap zyrtarisht dje dhe do të zgjasë tre ditë, me pjesëmarrjen e mbi 60 ekspozuesve nga më shumë se 20 vende! Eventi synon të inkurajojë inovacionin, investimet dhe bashkëpunimin e biznesit në ekonominë hallall dhe sektorët e pasurive të paluajtshme.
Delegacion nga Invest North Macedonia, i udhëhequr nga Drejtori Refik Xhemaili, përfaqëson vendin tonë me stendë kombëtare, duke promovuar mundësitë e investimit dhe potencialin e eksportit të kompanive nga Maqedonia.
Gjatë dy ditëve të fundit, u zhvilluan takime të rëndësishme me:
Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indonezisë – me interes për bashkëpunim në energji,
–  Investitorë potencialë dhe agjenci qeveritare nga vende të ndryshme,
–  znj. Manal Almadani nga Arabia Saudite – specialiste në licencimin e ushqimit hallall, me interes për bashkëpunim me kompanitë nga Maqedonia,
–  Agjencinë për Investime të Huaja të Malit të Zi – me propozim për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi,
–  z. Abdullah Alsheki – ekspert i turizmit i cili shprehu interes për organizimin e vizitave turistike nga Katari në Maqedoni.
Agjencia mbetet e përkushtuar për të promovuar Maqedoninë e Veriut si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investime të qëndrueshme dhe partneritete ndërkombëtare!
Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest
    Cart