Eksploroni tendencat dhe parashikimet më të fundit që formojnë ekonominë globale. Zbuloni nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike, investimeve dhe dinamikës së tregut në vitet e ardhshme. Çfarë nënkuptojnë këto tendenca ekonomike globale për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin?
Mësoni më shumë: http://wrld.bg/U7e050UHSEe
Zhvillime të rëndësishme janë përpara, pasi aktiviteti në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet me rritje që do të arrijë në 3.7% në 2025 dhe 3.9% në 2026. Maqedonia e Veriut, së bashku me Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, do të përfitojnë ndjeshëm nga rritja e konsumit dhe investimeve private.Ndërsa rritja e eurozonës mund të mbetet e ngadaltë.
Plani i Rritjes i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor përfaqëson një mundësi transformuese, Kjo iniciativë potencialisht mund të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së rajonit brenda një decade duke mbështetur anëtarësimin në BE, duke nxitur financimin e infrastrukturës dhe duke forcuar integrimin e tregut përmes iniciativës së zonës së vetme të pagesave në euro.Si Agjenci për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të shfrytëzuar këto mundësi, duke e pozicionuar vendin tonë si një lojtar kyç në këtë zgjerim ekonomik.