Në ambientet e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit u zhvillua një takim i rëndësishëm me përfaqësues të Agjencisë Koreane të Promovimit të Tregtisë dhe Investimeve – KOTRA.
Drejtori i Agjencisë, Refik Xhemaili, u takua me drejtorin e zyrës së Agjencisë Koreane për Promovimin e Tregtisë dhe Investimeve në Sofje, Rhee Dong-Hyun, i cili është gjithashtu përgjegjës për Maqedoninë e Veriut. Në takim u bisedua për mundësitë e investimeve në vendin tonë, duke theksuar përparësitë konkurruese të Maqedonisë së Veriut, si vendndodhja strategjike dhe kushtet e favorshme të biznesit.
Pavarësisht sfidave globale ekonomike dhe politike, Maqedonia e Veriut mbetet një destinacion tërheqës për investime të reja.
Në takim u ra dakord që bashkëpunimi të intensifikohet duke organizuar një event të përbashkët për prezantimin e mundësive për investime. Gjithashtu, u theksua se të gjitha kompanitë e interesuara koreane mund të llogarisin në mbështetje dhe partneritet në planet e tyre të investimeve.
Së bashku drejt investimeve të reja dhe progresit ekonomik!