Viti 2020 me 15% eksport më të lartë të industrisë së përpunimit të pemëve dhe perimeve

featuredimage

Eksportet totale të industrisë së përpunimit të pemëve dhe perimeve në vitin 2020 arritën një rekord prej 68.5 milion euro, që është 15% më shumë se në vitin 2019, tregon analiza e prezantimit të përdorimit të masave dhe instrumenteve COVID-19 nga kjo industri në vitin 2020 dhe potencialet eksportuese të ndërmarrjeve, të zhvilluar nga Shoqata Maqedonase e Përpunuesve (SHMP).

Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit mori pjesë në video konferencën e organizuar nga SHMP dhe mbështetur nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në përputhje me Programin për rritjen e punësimit të tregut.

Agjencia vazhdimisht ofron mbështetje financiare për kompanitë në këtë sektor përmes masave në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, përdorimit të faqes në internet për promovimin e eksportit të kompanive vendore, si dhe trajnime për kompanitë.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest