Sipas Standard & Poor’s, ekonomia maqedonase në vitin 2021 do të regjistrojë një rimëkëmbje të suksesshme dhe rritje të qëndrueshme ekonomike duke kapërcyer goditjet e shkaktuara nga kriza e pandemisë së Covid-19.
Konfirmohet vlerësimi i kredisë së vendit BB – me një parashikim të qëndrueshëm.
Ruajtja e vlerësimit të kredisë është një sinjal pozitiv për investitorët dhe një tregues i qartë i besimit të tyre në politikat e ndjekura në vend.
Në dhjetor të vitit 2020, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, është vërejtur një rritje në prodhimin industrial, që është një tregues i mirë i një rimëkëmbjeje graduale të ekonomisë.
Parashikimet për vitin 2021:
• Nxitësit e rritjes: rritja e aktivitetit të eksportit, konsumit publik dhe konsumit privat.
• Projeksioni për rritjen ekonomike është 3.6%.
• Republika e Maqedonisë së Veriut është e integruar në zinxhirët globalë të furnizimit, veçanërisht në industrinë e automobilave. Rimëkëmbja e industrisë së automobilave, si dhe ekonomitë e partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë si Gjermania, do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë gjithashtu.
• Deficiti buxhetor do të ulet në 4.9% dhe sipas parashikimeve të qeverisë do të vazhdojë të ulet gradualisht çdo vit. Në këtë drejtim, Qeveria do të vazhdojë të forcojë kornizën fiskale, duke treguar Ligjin e ri për Buxhetet i cili parashikon implementimin e rregullave fiskale dhe krijimin e Këshillit Fiskal.
• Realizimi i investimeve kapitale nga Qeveria për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2024 në fushën e infrastrukturës do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën në transport, shëndetësi dhe arsim me investime prej 3.2 miliardë euro ose gati 30% të PBB-së së parashikuar për vitin 2021.