Shkëmbimi i përvojave në tërheqjen e investimeve të huaja me Zyrën e investimeve të Republikës së Turqisë

IMG-20210317-WA0013

Ndërmjetësuar nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të RMV dhe Zyra turke e investimeve brenda Presidencës së Republikës së Turqisë mbajtën një video konferencë për të shkëmbyer përvoja në fushën e promovimit dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Gjatë veprimtarisë gjithë ditore, pjesëmarrësit nga të dy institucionet shkëmbyen informacione të dobishme në lidhje me kornizën institucionale dhe mënyrën e promovimit dhe tërheqjes dhe investimeve, sfidat me të cilat përballen agjencitë gjatë krizës, si dhe përvojat dhe praktikat pozitive.

Për më tepër, përfaqësuesit e Turqisë prezantuan strategjinë e tyre të re për investime të huaja direkte (IHD), ndërsa përfaqësuesit e Agjencisë prezantuan aktivitetet për promovimin dhe mbështetjen e potencialeve të eksportit të kompanive maqedonase. Nga vetë ngjarja, u konkludua se programe të tilla për shkëmbimin e përvojave janë vetëm një pikë fillestare për ndërtimin e bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen. Për të thelluar bashkëpunimin, u ra dakord për fillimin e aktiviteteve për nënshkrimin e një Memorandumi për Mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve. Është paralajmëruar edhe një vizitë e një delegacioni turk në Agjenci, sigurisht kur do të ketë kushte për atë, në kontekstin e pandemisë me Kovid-19.

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on pinterest
Pinterest